DYLON

UEFA konfirmon orarin e ndeshjeve të Shqipërisë në “Euro 2016”

Avatar photo Redaksia

UEFA ka konfirmuar orarin e ndeshjeve të Kampionatit Europian që do të zhvillohet në Francë, duke nisur nga data 10 qershor.
Kombëtarja shqiptare do ta nisë aventurën në Euro 2016 në ditën e dytë të Evropianit me ndeshjen ndaj Zvicrës, më 11 qershor në Lens në orën 15:00. Ndeshjen e dytë Shqipëria e zhvillon kundër Francës, mikpritësit të Europianit, më 15 qershor. Ky takim do të luhet në Marsejë në orën 21:00. Takimin e fundit në fazën e grupeve Shqipëria do ta luajë më 19 qershor ndaj Rumanisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në orën 21:00 në Lion.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.