Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në profilin e tij, ka bërë me dije edhe një lajm tjetër të mirë për suksesin e komandove të FSK-së.
Siëas tij është realizuar me sukses të plotë kursi për vëzhgim dhe zbulim në operacione luftarake.
Postimi i tij:
Një lajm tjetër për suksesin e komandove të FSK-së.
Realizohet me sukses të plotë Kursi për Vëzhgim dhe Zbulim në Operacione Luftarake.
Ky kurs është realizuar nga specialistët britanik dhe specialistët tanë të shkolluar në Divizionin e Taktikave të Blinduara dhe Vëzhgimit në Warminster.
Falënderim i veçantë për Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e madhe në të gjitha aspektet.
Forca djema!
Vazhdojmë me sukseset e reja!