“Ministria e Shëndetësisë organizon aktivitetin për dhurimin vullnetar të gjakut, ku dhjetëra nëpunës të saj i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për të kontribuar”, bëhet e ditur në njofitmin e kësaj ministrie.
Ky akt humanitar është shenjë e solidaritetit për të mbështetur nevojat shëndetësore.
“Një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë do të thotë jetë, e jeta është gjëja më e çmuar që ka njeriu”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. /2LONLINE/