Realizimi i aktiviteteve sipas planit të Rrjetit Evropian të Policive Rrugore – ROADPOL 2023
Në kuadër të javës së aktiviteteve operacionale sipas planit ROADPOL 2023 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 13 deri me 19 shkurt 2023, Policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit, me qëllim të parandalimit të aksidenteve edhe nga mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve.
Në fokus ka pasur kontrollin e kamionëve dhe autobusëve, me ç’rast nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 626 pika të kontrollit të mjeteve, ku janë kontrolluar 2517 mjete të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, konkretisht kamionë dhe autobusë, ku për parregullsitë e identifikuara janë shqiptuar 408 gjoba për kundërvajtje të ndryshme. /2LONLINE/