DYLON

Me traktor në autostradë!

Me traktor në autostradë!
Avatar photo Redaksia

Njësia për Kontroll të Autostradave pas pranimit të informatës nga qytetarët se në autostradën “Ibrahim Rugova” është duke qarkulluar një mjet motorik (traktor), i cili sipas Ligjit për rregullat e trafikut rrugor e ka të ndaluar lëvizjen në autostradë, Policia ka marrë masa të shpejta dhe ka arritur të identifikojë dhe të ndalojë drejtuesin e këtij mjeti (traktor).

Me këtë rast ka rezultuar se drejtuesi nuk posedonte fare patentë shofer për këtë kategori të mjeteve ku i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje në trafik dhe gjithashtu nën përcjelljen e Policisë është larguar nga trafiku.

EkoHigjiena

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.