Reagim nga ShSKUK, në lidhje me deklaratat për fshehje të rasteve të vdekjeve nga Covid-19
Në lidhje me deklaratat e zyrtarëve publikë se “po fshehën rastet e vdekjes në pandemi”, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, sqaron opinionin e gjerë se të gjitha rastet e vdekjeve që ndodhin brenda institucioneve të ShSKUK ( QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme) raportohen në mënyrë të rregullt, sipas procedurave të përcaktuara.
Secili rast i vdekjes që ndodhë në ShSKUK, raportohet menjëherë ( në kohë reale) nga mjeku që konstaton vdekjen.
Raportimi bëhet në Qendrën Operative e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qendrën për Kontrollë dhe Parandalim të Sëmundjeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Këto të dhëna përpunohen nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe publikohen në një raport të plotë ditor, raporti përfshinë të dhënat për geupmoshat dhe qytetet.
ShSKUK fton të gjithë zyrtarët publikë që të kursehen nga deklaratat e pamatura të cilat vetëm se shkaktojnë panikë dhe konfuzion në popullatë. /2LONLINE.com/