“Shoqata e Prodhuesve të Qumështit té Kosovës jemi të shqetësuar tejmase nga disa dukuri që janë duke ndodhur ditëve të fundit rreth takimeve të Institucioneve tona me OJQ dhe persona të ndryshëm, ku si rrjedhojë e kësaj kemi një prezantim në emër të përfaqësimit të SHPQK-së, kjo së paku siq kemi lexuar dhe ndëgjuar nga mediat e shkruara dhe elektronike!”, ka thënë në një reagim, Milazim Berisha, Kryetar i SHPQK-së.
Ja reagimi i plotë:
Shoqata e Prodhuesve të Qumështit té Kosovës jemi të shqetësuar tejmase nga disa dukuri që janë duke ndodhur ditëve të fundit rreth takimeve të Institucioneve tona me OJQ dhe persona të ndryshëm, ku si rrjedhojë e kësaj kemi një prezantim në emër të përfaqësimit të SHPQK-së, kjo së paku siq kemi lexuar dhe ndëgjuar nga mediat e shkruara dhe elektronike!
Me datë 12.11.2017 një Shoqatë tjetër ishte në vizitë tek Kryeministri dhe në disa nga portalet u prezantu si Shoqatë e Prodhuesëve të Qumështit (SHPQK)!
Lidhur me këtë ju informojmë se disa nga shoqatat që po prezantohen nuk përfaqësojnë Shoqatën e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës!
Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës është themeluar më 10.01.2005 si kërkesë dhe nevojë nga ana e prodhuesve për mbështetje dhe përfaqësim!
SHPQK-a si shoqatë nacionale, ka emër dhe adresë, respekton ligjet në fuqi dhe i nënshtrohet auditimit permanent për punën dhe aktivitetet që bën, përfshinë anëtarë dhe bord të përfaqësuar nga të gjitha regjionet e Kosovës dhe kryetar (z.Milazim Berisha)
SHQPK-a është e njohur me vite nga Institucionet vendore dhe ndërkombëtare me të cilët ka pasur, ka dhe do të ketë në vazhdimësi bashkëpunim përmes shumë projekteve, gjithnjë në të mirën e fermerëve.
SHQPK-deri më tani ka kontribuar mjaft shumë në zhvillimin e sektorit të qumështit, duke siguruar bashkëpunim të vazhdueshëm me MBPZHR-në, si dhe me organizata të ndryshme përfshirë këtu; USAID/KCBS, Komisionin Europian, USAID/NOA, Solidar Suisse, si dhe me Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinarisë me qëllim të përmirësimit të politikave fiskale të këtij sektori dhe ngritjes së kualitetit të cilësisë dhe sasisë së qumështit në Kosovë!
Ju falemnderit për mirëkuptim,
z. Milazim Berisha
Kryetar i SHPQK-së