DYLON

Janë 16 organizata që edhe zyrtarisht janë pjesë e CCNO-së

Janë 16 organizata që edhe zyrtarisht janë pjesë e CCNO-së
Avatar photo Redaksia

“Sot më datë 14 dhjetor 2022, CCNO-‘’Center for Cooperation and Networking of Organizations’’, mbajti takimin e parë të përbashkët ndërmjet organizatave të shoqërisë civile Rajoni-Gjilan”, kanë bërë me dije drejtuesit e CCNO-së.

Në këtë takim u bë edhe zyrtarizmi i 16 organizatave anëtare të këtij rrjeti: ”LANSDOWNE”, “HANDIKOS”, “Gruaja Hyjnore”, “Zëri Rinor”, “RARE”, “Lëvizja e Gruas”, “GYEK”, “IRA”, “Agrofarm, “SHF ANAMORAVA”, “QFAPSH”, “QPB-Kamenicë”, “Sh.B.G.-Dardana”, “Dardanapress”, “KPB PAK-Anamorava”, “QPKA”.

EkoHigjiena

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte prezantimi i informatave kryesore mbi inicimin, themelimin, dhe punën e CCNO’së, ku në kuadër të kësaj pike u diskutua: Statuti, Rregullorja e punës dhe Politikave të CCNO-së.

Ky takimi i Parë i Përbashkët Ndërmjet Organizatave të Shoqërisë Civile Rajoni-Gjilan, si dhe çdo takim tjetër synon në forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në mes OSHC-ve nga Rajoni i Gjilanit si dhe në zhvillimin e aftësive dhe ngritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile dhe adresimin e nevojave të tyre në mënyrë që të bëhen faktorë efektiv të një shoqërie civile të lirë, të hapur dhe demokratike në Vend, thuhet në njoftim.

Qëllimi i CCNO-së është bashkimi dhe rrjetëzimi i organizatave të shoqërisë civile të rajonit të Gjilanit, të cilat kanë për qëllim zhvillimin dhe bashkëpunim midis organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve publike, thuhet në njoftimin e CCNO-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.