Jonuz Musliu ka reaguar ndaj deklaratave të përfaqësuesve lokal serb të Partisë Përparimtare të Serbisë për bashkëqeverisje me kuvendin komunal në Bujanoc. Nenad Mitroviq në Bujanoc ka thënë se nuk mund të bashkëveprojë vetëm me LPD-në, e Jonuz Musliut, sepse sipas tij ai është faktor destabilizues, shkruan Titulli.com.
Ja reagimi i plotë i Jonuz Musliut:
Dikujt po i pengon që LPD, konkretisht unë, të jem pjesë e qeverisjes lokale në Bujanoc.
Njëri ndër ta dhe më i zëshmi është kryetari i SNS-së, i cili po deklaron vazhdimisht, se me të gjithë mund të bashkëveprojmë vetëm me LPD-në, e Jonuz Musliut, jo, arsyeja është se, kinse unë jam faktor destabilizues.
Për mua deklarata dhe qëndrimi i kryetarit të SNS-së, është privilegj.
Është privilegj sepse; ai më quan faktor destabilizues për këto arsye;
1.Se protestova dhe i’a prisha disponimin shefit të tij, jo se kam ndonjë urrejtje personale ndaj tij, por se konsiderova që ai nuk mund të inaguroi objekt universiteti, ndërsa në anën tjetër të mos lejoi përdorimin e librave shqip për nxënësitë e shkollave fillore dhe të mesme në Luginë të Preshevës.
2.Është privilegj sepse po i pengon zëri im, unë nuk mund të heshti dhe të bëhem se gjithcka është në rregull, kur realisht nuk është, unë vazhdimisht në çdo takim e paraqes gjendjen reale ekzistuese të Luginës së Preshevës, dhe vazhdimisht në këto takime deklaroi që ne shqiptarët nuk dëshirojmë ti pengojmë proceset e integrimit të Sërbisë për në BE, por, një vend që pretendon të jetë pjesë e BE-së, nuk guxon të ketë qasje diskriminuese ndaj një komuniteti jo të vogël që jetojnë në atë shtet.
Për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, unë do te heshti, atëherë kur pushoi së jetuari.
Jonuz Musliu, Kryetar i LPD-së