(2L ONLINE) – Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit Valentina Bunjaku – Rexhepi ka reaguar kundrejt deklaratave të Riad Rashitit, këshilltar komunal, e qe flet në emër të Grupit të këshilltarëve të PDK-së, duke thënë se ky subjekt politik nuk po mundet të pajtohet me të qenit në opozitë andaj po e dezinformon publikun.
(shih shkrimin: PDK: Në Gjilan po instalohet dhuna, kudo nëpër institucione)
Tani, ja reagimi i kryesueses Valentina Bunjaku-Rexhepit:
“Duke mos dashur që të merremi me juve, ne e shohim të arsyeshme që të sqarojmë opinionin gjilanas, se ju të nderuar, Duke mos u pajtuar me të qenit në opozitë sot dilni, për të mos thënë gënjeni, po ju themi se dezinformoni opinionin. Ne dhe qytetarët e dijmë se për disa vite komunën tonë e patët shndërruar në monarki, andaj sot s`po mund te pajtoheni me pozitën që keni rënë ngase për këtë s`ju le të qetë djersa e popullit që për vite të tëra e keni ngrënë.
Ne e kuptojmë se tani më jeni uritur ngase ju është ndalur tagjia (siç thotë një fjalë e urtë popullore) dhe s`ju ka mbetur vend askund në qytet nga borxhet dhe të bëmat tuaja të këqija, dhe në pamundësi që të zhvatni prapë paranë publike, sot po ju duket se është fundi i botes, por jo, të nderuar bota po ndriçon dhe qyteti sot ndjehet I qetë ngase I janë larguar kthetrat e juaja qe edhe dritën i`a patët ndalur.
Ju i keni të freskëta shkeljet që keni bërë, ju kujtohen edhe drekat e juaja e që qytetarëve të Gjilanit vetëm për një vit I kanë kushtuar mbi gjysmë milioni euro, dreka këto që ju I keni hëngër apo t`ju themi e keni hëngër mundin dhe paranë e qytetarëve qe sot jetojnë ne një gjendje të rendë shkaku i dëmeve tuaja.
Ju kujtohen disa nga projektet e juaja të infrastrukturës që i ekzekutuat pa procedura tenderimi si dhe disa rrugë që në letrat e juaja janë të asfaltuara e në realitet rruga nuk është askund (Ju e dini këtë). Projekte të privatizuara të mbuluara me maskën e PPP e që ty dhe shokëve tuaj ju kane sjellur pasuri, ju o të mjerë edhe fëmijët I keni keqpërdorur për qellime përfitimi e që ty të kujtohet fortë mirë e që është fjala për projektin e interesave tuaja qe u mundove t`ua imponosh fëmijëve fillorist e duke u fshehur nen emrin e kompanisë suaj ELSING GRAWE. Milionat e shumte borxhe qe i`a shkaktuat komunës, siç duket po ju bëjnë të ndjeheni krenar, o zot paturpësia për ju nuk ka kufi!
E ndërkohë që ta mbuloni veten ju akuzoni…
Me akuzoni si pushtetare e 2007, në kohën kur po merresha me edukimin e brezave të rinj, e kur u shpërbleva me mirënjohje nga ish drejtori juaj z.Ismajl Kurteshi (shih injorancën tuaj) ndërsa harroni apo sipërfaqësisht e përmendni raportin e auditimit te vitit 2013, vit ky që për shkeljet e juaja ju dënoi qytetari dhe në mënyrë absolute na besoi neve qe t`ia kthejmë dinjitetin qytetarit dhe komunës tonë.
Personalisht ju Riad Rashiti e dezinformuat, gënjyet dhe shpikët në adresë time dhe familjes sime se kinse unë paskam punësuar vëllaun tim dhe tre dajtë e mi e që realisht u demaskuat ngase asnjëra nga këto nuk qëndronte sepse vellau im ishte praktikant për tre muaj në KRM”HIGJIENA” dhe sot është I papune. Ndërsa dajet e mi fatmirësisht jo që janë të punësuar por ata janë me grada shkencore dhe sot kanë përvojë shumë vjeçare në vendet e tyre të punës. A`thua marrja për ty ka fund?
Me akuzoni mua për përfitime materiale ne rastin e ekskursionit të nxënësve, akuzë aq e pabazë sa që as vet ju si besoni ngase ju e njihni mirë gjendjen time materiale dhe të familjes time, e sigurisht akuzoni në bazë të shkeljeve tuaja gjate mandatit te mëparshëm për të cilin është I njohur mirë opinion ynë. Ti as nuk s`kuqesh kur gënjen…!
Duke harruar qe qytetari ju ka dënuar për zërin tuaj kërcënues ju vini në asamble komunale dhe harroni se pikërisht 26 mije qytetarë na kanë besuar për të udhëhequr komunën e ju ne stilin e gangsterit të një prototipi me kërcënoni para opinionit madje edhe prekni në diçka të shenjtë për mua e që janë fëmijët e mi…TURP,TURP,TURP.
Ju e keqpërdorni institucionin qe është i thirrur të mbrojë qytetarin dhe këtë e bëtë në mënyrë shumë tinëzare, ndërsa sa ishte prezent në seancë Kryetari Lutfi Haziri dhe kur ja numëroi disa probleme tuaja e me të cilat sot po merret prokuroria speciale, ju i paluar veshët, por mos harroni se me gënjeshtrat tuaja unë nuk do merrem ngase me ju do te merret prokuroria.
Edhe njëherë juve Riad Rashiti dhe gjithë asamblistëve tjerë, ju paralajmëroj se në seancat e radhës nuk do t’ju tolerojmë e as lejojmë që të luani me nervat e qytetareve dhe autoritetin e institucionit më të lartë të komunës sonë duke e shkelur rregulloren e kuvendit në forma të ndryshme sepse ka perënduar koha e klaneve tuaja klandestine, por ne në përpikëri dhe me përgjegjësi maksimale do ta mbrojmë interesin qytetar dhe do te respektojmë ligjin për të cilin kemi marrë besimin qytetar. /2L ONLINE/