Koalicioni i organizatave mediale dhe të gazetarëve (Unioni i gazetarëve të Serbisë, Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë, Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Vojvodinës, Asociacioni i mediave të pavarura elektronike dhe Shoqata Lokal Press) konsideron se vendimin i këshillit Kombëtar Shqiptarë për formimin e Radio Televizionit që do të emetoj program në gjuhën shqipe edhe pse është vepruar në bazë të ligjit, është në kundërshtim me thelbin e reformave mediave në Serbi, i cili parasheh largimin nga pronësia shtetërore në media.
Ky koalicion paralajmëron se zgjidhjet ligjore për informim të pakicave në Serbi kanë mbetur të paqarta dhe praktikisht forcojnë pozitën e këshillave kombëtare në fushën e informimit në gjuhën e pakicave edhe pse përvojat e deritanishme ka treguar se shumica e mediave që kanë për themelues këto këshilla punojnë nën ndikimin politik, transmeton Titulli.
Ekziston rrezik i madh që modeli i përgatitur nga Këshilli Kombëtar Shqiptar të shfrytëzohet edhe nga pakicat tjera që do të sjellë edhe monopolin e këshillave kombëtare në informimin e pakicave e të ndalojnë pluralizmin medial, informatën dhe qëndrimet.
Ligjet për mediat kanë të definuar sistemin e dyfishtë për informim në Serbi, njëri në gjuhën e shumicës i cili bënë thirrje për zvogëlimin e ndikimit të shtetit dhe institucioneve të shtetit në fushën mediave, ndërsa në gjuhën e pakicave shteti i jep favore këshillave kombëtare jo vetëm të favorizojnë themelimin e mediumeve të reja por edhe të instrumentalizojnë veprimin e tyre.
Ky koalicion medial në Serbi supozon se ligjvënësi në bashkëpunim me disa parti të pakicave ka dashtë të ruaj informimin në gjuhën e pakicave, mirëpo ka lëshuar shansin për të definuar përgjegjësitë e këshillave kombëtare në fushën e informimit dhe mekanizmat në mbrojtjen e autonomisë redaksionale së mediave që themelojnë këto institucione.
Edhe pse ligji thotë se mediumet që kanë për themelues këshillat kombëtare nuk mundë të marrin pjesë në konkurset publike që shteti i hap në të gjitha nivelet për bashkëfinancimin e projekteve në përputhje me interesin publik.
Sipas mendimit të këtij koalicioni kjo nuk është garanci e mjaftueshme për mbijetesë dhe zhvillimin të mediave tjera në gjuhën e pakicave.
Koalicioni i mediave dhe gazetarëve apelon tek qeveria dhe përfaqësuesit tjerë vendimmarrës se është me rëndësi të njohja jo vetëm mediave por edhe interesi shoqërorë i mediave në shumë gjuhë dhe përmbajtjes interkulturore mediave.