(2L ONLINE) – Në një reagim të Klubit të futbollit Drita, të Gjilanit, thuhet se lajmi për arrestimin e Selver Xhelilit në cilësinë e Drejtorit të inspekcionit komunal, i ka bërë që në te dalin me një komunikatë për media për t’i njoftuar opinionin sportdashës dhe më gjerë.
Në këtë reagim thuhet:
“Ne si kryesi- tifozë të klubit futbollistik Drita i kujtojmë disa gazetave ditore në lidhje me arrestimin e z.Xhelili se ai është arrestuar në cilësinë e Drejtorit të inspekcionit komunal dhe që ne nuk kemi qenë të njoftuar për arsyen e arrestimit të z.Xhelili.
Arrestimi i z.Xhelilit në vendin e tij të punës si Drejtor i inspekcionit komunal nuk ka të bëjë fare me pozitën e tij në KF Drita.
Pozita e tij në klub në fillim si nënkryetar e tani si Kryetar është e njohur për opinion sportiv, njihet për kontributin dhe angazhimin e tij dhënë për klubin.
Ende nuk dihen detajet e mosmarrëveshjes dhe sulmit fizik, por ajo që dihet – Selver Xhelili kohëve të fundit ka ndërmarrë disa aksione shumë të guximshme kundër krimit dhe grupeve të ndryshme që lidhen me kazinot dhe lojërat e fatit dhe krejt kjo neve si klub na bënë të dyshojmë, se a ka qenë sulm apo shantazh ndaj z. Xhelili?!
Neve na vjen keq për ngjarje por shpresojmë që drejtësia duke shtjelluar argumentet dhe faktet është ajo që e jep fjalën e fundit.
KF Drita, Tifozët shpresojnë në lirimin sa me te shpejt të z.Xhelili dhe pafajinë e tij, thuhet në fund të reagimi të Zyrës për informim të Klubit futbollistik Drita nga Gjilani. /2L ONLINE/