Kapiteni i Gjilanit, Ylber Kastrati ka reaguar në lidhje me gjendjen në të cilën ndodhet Gjilani, pa larguar përgjegjësin nga vetja dhe bashkëlojtarët.
Megjithatë, ai nuk ka lënë pa kritikuar dhe ka adresuar një varg kritikash për referimin në Kosovë dhe ndarjen e drejtësisë, sipas të cilit po dëmtohen klubet kosovare, me theks klubi i tij Gjilani.
“Nuk e di pse tradita vazhdon, goditet i drejti, goditet ai qe nuk bën dallavere, goditet ai që është shembulli i korrektësis “TALI”, apo pikërisht janë këto veti të pakta në Kosovë që goditën më së lehti sepse kur e keqja është me shumic, e mira pakic mundet lehtë”, ka thënë Kastrati.
Lideri i ekipit ‘kuqebardh’ ka premtuar gjithashtu se ai me bashkëlojtarët e tij do të luftojnë deri në fund për presidentin “Tali” dhe tifo grupin “Skifterat”.
“Ne do të luftojmë deri në fund, nuk është veti e jona dorëzimi, të bëhemi më të ndergjegjshëm për obligimin moral që kemi ndaj “TALIT” dhe “Skifterave”, do ta sfidojmë dhe do ta mundim turpin tuaj deri në fund”, ka përfunduar Kastrati.
Më poshtë e gjeni postimin e tij të plotë: