Pas shkrimit të opinionistit Skender Berisha, se KRU Hidromoravës poi i humbim sasi të mëdha të ujit nga neglizhenca, ka reaguar kjo Kompani duke thënë se tendenca për neglizhencë të shfrytëzimit te ujit nuk qëndron.
LEXO EDHE: KRU Hidromoravës i humbim sasi të mëdha të ujit nga neglizhenca
“Njoftojmë opinion publik, se Kompania KRU “HIDROMORAVA” Sh.A është duke menaxhuar plotësisht me të gjitha burimet e ujit, përfshirë këtu edhe burimin “BAJA” nga i cili përveç që shfrytëzohet për rritje te presionit për lagjet me lartësi mbidetare, furnizon në mënyrë të rregullt edhe Qendrën e Paraburgimit në fshatin Pasjak”, thuhet në reagimin e menaxhmentit të KRU “Hidromorava” Sh.A.
Më tej në reagim thuhet:
Tash në kohën kur kemi të reshura maksimale, është e natyrshme të kemi teprica të ujit në të gjitha burimet, pasi qe uji nuk mund të depozitohet në burimet e ujit siç është rasti me Burimin “BAJA” dhe akumulacionin e Liqenit në Përlepnicë, ku niveli i ujit ka arritur në kuotën maksimale.
Furnizimi me ujë të pijshëm për qytetarët mund të themi se është i kënaqshëm dhe nuk ka nevojë për te shtuar kapacitetin e trajtimit edhe pse kemi tepricë te ujit. Rritja eventuale e prodhimit të ujit të pijshëm do të dëmtonte edhe rrjetin e ujësjellësit gjë që shkakton pasoja për furnizim të rregullt.
Prandaj, tendenca për neglizhencë të shfrytëzimit te ujit nuk qëndron, përfundon, reagimi i menaxhmentit të KRU “Hidromorava” Sh.A. /2LONLINE/