NISMA për Kosovën – dega në Prizren ka njoftuar se sot në hyrje të autostradës në Prizren, Policia e Kosovës ka ndaluar turmen e madhe të protestuesve nga komuna e Prizrenit, të cilët janë duke udhëtuar për në Prishtinë drejt protestës gjithëpopullore kundër kapjes së shtetit.
“Arsyet e ndaljes nga ana e policisë konsiderojmë se janë të qëllimshme dhe se e gjithë kjo po bëhet që protestuesit të mos arrinë me kohë në protestë. Pra kjo dëshmon se me të vërtetë ky shtet është i kapur nga krimi” thuhet në njoftim.
NISMA pë Kosoven-dega në Prizren, u bën thirrje të gjithë qytetarëve të komunës së Prizrenit dhe mbarë Kosovës, që të mos zbrapsen nga qëllimi i tyre për të protestuar, sepse e drejta për të protestuar është e drejtë më se e garantuar dhe demokratike, thuhet në njoftimin e NISMA për Kosovën – dega në Prizren