Pas humbjes ndaj Flamurtarit në shtëpi, Kf.Gjilani ka reaguar ndaj disa vendimeve të gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Kreshnik Vula.
Sipas tyre, Vula nuk referoi në disa raste të cilat ishin në dëm të Gjilanit dhe pas ndeshjes pati edhe tensione ku për disa minuta gjyqtarët u ngujuan në zhveshtore.
E për këtë ka reaguar edhe Salih Kosumi, i cili ka marrë mbi super shirtin e kapitenit në ndeshjet e fundit, pas lëndimit të Ylber Kastratit.
Mesfushori gjilanas ka kritikuar gjyqtarin gjakovar përmes një postimi:
“Nuk luhet me djersen e lojtarëve Kreshnik Vula”, teksa i ka bashkangjitur videon e klubit gjilanas në të cilën gjithashtu shprehin indinjatën e thellë në lidhje e gjykimin e Vulës.
Gjilani u mposht 0:1 nga Flamurtari, ndërsa rrezikohet edhe mbijetesa.