Reagojë në lidhje me mënyrën dhe afatet për votim nga diapora. Sot më lajmruan nga qyteti i Stuttgardit, se fletëvotimet nga KQZ-ja me daten 04.06.2014 kanë arritur në shtëpitë e tyre në Gjermani, kurse afati i fundit se kur duhet të jetë vota në KQZ është ora 00:00 e datës 06.06.2014 , që i bije vetëm 3 ditë kohë.
Nëse kësaj i hjekim ditën të cilën ka mbërritur posta në Gjermani , dhe i hjekim poashtu edhe ditën të cilën dërgohet posta nga atje, (sepse posta nisët vetëm mbas orës 17:00)kjo i bie se mbesin vetëm 2 ditë, e që është e pa mundur që vota të jetë me kohë në KQZ , pra një diskrimin i Diasporës me apo pa qëllim , por në një mënyrë atyre po u “mohohet” e drejta për votë.
Kur të gjithë kësaj situate ia shtojmë edhe faktin për mënyrën e votimit, ku në të përfshihet (regjistrimi nëse nuk ka qenë i regjistruar) pastaj aplikimi për të votuar, me të gjitha ato plotësime e skenime te dokumentëve dhe dërgimin e tyre në mënyrë online e që për një pjesë të madhe nga njerzit në moshë nuk kanë njohuri në këtë drejtim, e vështërson aq shumë mënyrën e votimit, sa që afrsishte 400.000 Kosovare me të drejtë vote, kanë aplikuar vëtëm rreth 4000 veta që i bie vëtëm 1% .
e gjithë kjo nuk mundet të jetë krejt e rastësishme, kur e dimë se një mase e madhe e votave që vijen nga Diaspora shkojne për Lëvizjen Vetëvendosje!
Unë edhe si njeri nga përfaqsuesit e Diasporës nëse do të fitojë besimin që të jem në Parlamentin e ardhëshëm, do të angazhohem që mënyra e votimit të thjeshtësohet, p.sh.votimi të bëhet në Konzulata , apo edhe në mënyrën elektronike,
kurse në anën tjetër do të angazhohem që në legjislacionin e ardhëshëm të ketë vende të rezervuara për deputet nga Diaspora.
Naser Berisha
(Kandidat për Deputet nga LVV)
/e sponsorizuar/