‘Me datë 23 dhjetor të vitit 2020, në kuadër të masave të efiçiencës së energjisë elektrike, është nënshkruar marrëveshja me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, për financimin e projektit në shkollën fillore “Abaz Ajeti”. Ndërsa, të njëjtën marrëveshje kryetari aktual i Komunës së Gjilanit, e ka nënshkruar me datë 25 janar të vitit 2023, kjo me qëllim të përvetësimit të marrëveshjeve të arritura me qëllim marrjes së meritave në sy të militantëve”, ka përcjellë reagimin e AAK-së, Ardian Azemi, Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.
Sipas tij, dje, me rastin e inaugurimit të renovimit të shkollës në fjalë, kreu i Komunës së Gjilanit, prezanton si projektin më të madh të ndodhur në historinë e shkollës, duke mos përmendur fare zanafillën e këtij projekti.
‘Nuk është hera e parë që ky mentalitet politik vepron kësisoj. Në mungesë të projekteve dhe të punës së tyre, ata kanë bërë inaugurime të projekteve edhe tek ato që janë inauguruar vite më parë. Gjilani nuk e meriton këtë trajtim, mashtrim e abuzim, qytetarët meritojnë qeverisje ndryshe, qeverisje për të cilën kanë besuar se do të jetë ndryshe”, thotë në reagimi ne tij, Azemi i AAK-së. /2LONLINE/