(2LONLINE) – Asociacioni I Mediave Elektronike të Anamoravës ”AMEA” ka reaguar me rastin e vendimit të KPM-së për ngritjen e tarifave për licencë të operatorët elektronik, Radio dhe TV
Ja reagimi i plotë.
Asociacioni I Mediave Elektronike të Anamoravës ”AMEA” reagon me rastin e vendimit të KPM-së për ngritjen e tarifave për licencë të operatorët elektronik, Radio dhe TV. Asociacioni I Mediave Elektronike të Anamoravës ”AMEA” reagon me rastin e vendimit të KPM-së për ngritjen e tarifave për licencë të operatorët elektronik, Radio dhe TV. Në emër të 23 mediumeve radio dhe TV të cilët operojnë në pjesën e Anamoravës shprehim pakënaqësinë reth ngritjes së tarifave për licencim të cilat edhe deri më sot kanë qen të larta duke marr parasysh gjendjen e vështirë ekonomike që po mbretëron në Republikën e Kosovës.
Gjendja ekonomike e vështir e bizneseve kosovare që janë burim kryesor I të ardhurave mediale është reflektuar në zvogëlimin drastik të të hyrave në këto mediume elektronike. Mediumet ballafaqohen me një kolaps financiar për shkak të kolapsit ekonomik që po mbretëron tek ne, ku ato janë të detyruara që të zvogëlojnë numrin e punëtorëve /Gazetarve, moderatorëve, teknikëve…/ .Duke mare para sysh se KPM-ja është organ I pavarur media I cili përkujdeset për licencimin dhe vendosjen e ligjeve mediale ose më mirë të themi përcakton rregullat e lojës në këtë fushëveprim është dasht të jep një arsye të fort së pari ekonomik për ngritjen e tarifave ekzistuese dhe ato të reja.
Ju bëjmë me dije se këto tarifa janë të pa përballueshme dhe kërkojmë që KPM-ja të merr për bazë këtë reagim dhe një vendim I tillë të anulohet për një të ardhme më të mirë, kur stabiliteti ekonomik të lejoj një korrigjim të këtyre tarifave. Në të kundërtën nuk do të jemi në gjendje të aplikojmë dhe paguajmë obligimet që na ngarkohen me këto tarifa.
Nëse MEDIUMET I konsideroni si pasuri nacionale të kësaj popullate atëherë na lejoni që të punojmë se paku edhe në koto kushte të vështira . Mos na konsideroni si operator ekonomik në kuptimin klasik, përfitimet tona së paku të mediumeve lokale janë aq të kufizuara mos të themi edhe kurrfarë.
Asociacioni Mediave Elektronike të Anamoravës sugjeron KPM-në, të merr për bazë reagimin e 23 mediumeve të Anamoravës në të kundërtën detyrohemi që të drejtat tona ti kërkojmë në instanca më të larta.
“AMEA”
1.Radio Ferizaj, Driton Ramadani
2.Radio Festina, Besnik Berisha
3.Radio Iliria, Ilir Murtezi
4.Radio Kacaniku, Bedri Elezi
5.Radio Kamenica, Ardian Berisha
6.Radio Kllokot, Nikola Stolic
7.Radio Rinia, Adem Limani
8.Radio Star,Xhavit Salihu
9.Radio Victoria, Kujtim Shahiqi
10.Radio Energji, Asdren Agushi
11.Radio Kamenica,Bashkim Avdyli
12.Radio Shqip, Asdren Agushi
13.Radio Max, Shillov/Silovo
14.Radio Zeri Pozharanit,
15.Tv-Liria,
16.TV-Iliria,
17.TV-Vali,
18.TV-Festina,
19.TV-Puls,
20.TV-Men,
21.Tv-Herc,
22. Olti TV,
23.Globus RTV,