Liderët politik të Luginës së Preshevës kanë reaguar me rastin e fundit të vazhdimit të bisedimeve mes Kosovës e Serbisë të zhvilluara në Bruksel duke mos u përfshirë edhe Presheva, Bujanoci e Medvegja.
Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka thënë se “pushtetet lokale në Bujanoc dhe Preshevë, më 19 prill, këto bisedime i kemi përshëndetur pasi që kemi menduar se ato do të ndikojnë pozitivisht për një stabilitet në të ardhmen, por gjithsesi që nga fillimi kemi kërkuar që pjesë e këtyre bisedimeve të jenë edhe ndonjë përfaqësues nga Lugina e Preshevës”, transmeton Titulli.
Ndërsa kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë, Jonuz Musliu është i zhgënjyer me politikat e qeverisë së Kosovës, kështu që këto bisedime i konsideron si të dëmshme për Kosovën e gjithsesi edhe për shqiptarët e Luginës.
“Aspak nuk jemi të barabartë me serbët e veriut edhe pse janë bërë disa marrëveshje në të mirë të shqiptarëve në Luginë, ato marrëveshje kanë mbet vetëm në letër dhe asnjëherë nuk janë implementuar” ka theksuar Musliu.