Reagimi i kryetarit Haliti rreth stërgjatës së punimeve në rrugën Viti-Kllokot-Gjilan
Stërgjatja e punimeve në rrugën Viti-Kllokot-Gjilan, është bërë e padurueshme për të gjithë ata që kalojnë nëpërmes kësaj rruge e cila është në gjendje të mjerueshme dhe që më vështirësi të mëdha mund të kalohet me mjete motorike. Prandaj në emër të qytetarëve të komunës së Vitisë, shprehi shqetësimin tim publik me dinamikën e punimeve që po bëhen në këtë rrugë.
Kjo rrugë është e një rëndësie të veçantë pasi që lidh mes veti disa komuna në veçanti komunat Viti-Kllokot dhe Gjilan. Si pasoj e gjendjes aktuale të kësaj rruge qytetarët e Vitisë, kanë vështirësi të mëdha në qarkullim, në veçanti banorët që jetojnë për skaj të rrugës apo të cilët duhet të marrinë këtë rrugë për të arritur në destinacionin e duhur.
Edhe me keq qytetarët tanë po e kanë të vështirë të marrinë shërbimet e domosdoshme në Gjilan përfshirë këtu shërbimet administrative, arsimore dhe shëndetësore. Prandaj për të ju shmangur kësaj rruge qytetarët po detyrohen të përdorin rrugë alternative që një kohë të gjatë.
Fatkeqësisht mos trajtimi i këtij projekti me prioritet dhe shpejtësi po ju sjellë dëme qytetarëve qoftë në mjetet e tyre motorike, konkretisht prishje si pasoj e rrugës së keqe, shfrytëzimit të rrugëve të tjera, shpenzimeve në derivate apo edhe dëme për bizneset që janë për skaj të rrugës ku po zhvillohen punimet.
Prandaj duke i ditur të gjitha pasojat, që po sjellë mos përfundimi i këtij projekti dhe rëndësinë që ka ajo, që të përfundoj sa më parë.
Kërkojmë nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës, që projekti të përfundoj sa më shpejt dhe të mos këtë devijime të projektit që ishte paraparë të realizohet në këtë aks rrugorë.
Sinqerisht
Kryetari i komunës së Vitisë
Sokol Haliti