(2L ONLINE) – Mbrëmë në Durrës është mbytur nxënësi B.S nxënës i klasës së XII në gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan. Ai dyshohet të ketë rënë nga kati i pestë i objektit ku kanë qëndruar maturantët të cilit kishin shkuar në ekskursion.
Ne cilësinë e kryetarit të Këshillit të Nxënësve të Gjilanit (KNGJ), Drilon Milazimi ka thënë se ky informacion e ka tronditur atë por edhe çdo gjilanas tjetër.
“Tronditëse! Mbytet maturanti B.S i Gjimnazit “Zenel Hajdini” – në Durrës. Edhe sa raste të tjera duhet të ndodhin që të ndalet njëherë e përgjithmonë ky lloj i ekskursionit. Shfrenim total! Urgjentisht akterët institucional duhet ta ndërkrejnë për të mos e kthyer kurrë këtë lloj të ekskursionit. Ngushëllimet më të sinqerta për gjithë familjarët dhe shoqërinë humbjen e djalit/mikut të tyre”, ka thënë Milazimi.
Edhe ish këshilltari komunal Arianit Sllamniku, i cili edhe më herët ka qenë kritik ndaj formës së ekskursionit, ka reaguar pas këtij akti tragjik.
Sllamniku ka thënë se është tejet i zhgënjyer dhe i mllefosur për ngjarjen tronditëse që ndodhi me të riun maturant të komunës së Gjilanit të familjes Selmani, i cili në rrethana ende të paqarta humbi jetën brenda objektit hotelier në Shqipëri. Ai tha se shpreh indinjatën e thellë timen si qytetar, por edhe si pjesë e shoqërisë së kësaj komune që me breza kontribuoi në arsimin e gjeneratave.
“Humbja e jetëve vetëm që të pasurohen një grup njerëzish që organizojnë këto aktivitete tejet jo arsimore, nuk tolerohet fare dhe si qytetar ngreh zërin që përfundimisht të ndahen organizimet e tilla shfrenuese dhe të pa kontroll”, ka thënë Sllamniku.
Ai tha se para se të bëjë kërkesë publike, do që të i revokoj disa ngjarje:
“Nxënësit e Gjilanit të organizuar nga Drejtori përkatëse kanë pësuar aksident në hotelin ku kanë pushuar nxënësit I cili është shembur në Durrës ku është kontraktuar nga komuna e Gjilanit. Publikisht përmes një komunikate në vitin 2011 personalisht pata reaguar për “NDALJEN E EKSKURSIONEVE TË SHKOLLAVE”. Tash edhe akti makabër I vdekjes së të riut nën organizimin e komunës, kjo veç se është kulmi. E, të mos I përmendim vjedhjet e peshqirëve nga zyrtarët e komunës të cilët janë kapur në flagrancë nga sigurimi I hotelit në Shqipëri”, ka thënë Sllamniku.
Ai tha se kërkon përmes kërkesës legjitime dhe publike drejtuar organeve të hetuesisë dhe atyre të rendit për zbardhjen e konfliktit me autobusët të të dy kompanive para nisjes së këtij udhëtimi, marrjen në pyetje të iniciatorëve dhe organizatorëve si dhe zbardhjen e rastit për organizim, të marrin dënimin e merituar kujdestarët të cilët “do të duhej” të ishin me fëmijët pasi që është organizim nga institucionet e komunës së Gjilanit vizitë Shqipërisë, nëse nuk kanë pasur kujdestar, atëherë të japin përgjigje institucionet komunale për organizimin e tillë, të mos jetë ky rast si shumë raste në Kosovë “hetimet vazhdojnë”, për vdekjen e një të riu, dikush duhet të marrë dënimin e merituar e posaçërisht ata të cilët kanë iniciuar shkuarje të tilla.
Përndryshe, sllamniku thotë se prindërit nuk e kanë rritur që në emër të tij dhe me vdekjen e tij dikush materialisht të përfitojë.
“Ngushëllime familjarëve dhe punë të mbarë dhe me sukses hetuesisë dhe organeve të rendit. Bëjë kërkesë publike edhe Drejtorisë së Arsimit dhe Kryetarit të Komunës që këto vizita të ndërpriten përfundimisht”, ka thënë në fund Sllamniku. /2L ONLINE/