Reagim zyrtar nga ana e familjes se profesorit te nderuar Kastriot Kurti
Që ditën e djeshme në mënyrën më çnjerëzore vëllau ynë Kastriot Kurti është linçuar në rrjete sociale, nga portale të ndryshme, për një rast të tijin personal, shumë të ndjeshëm në mes dy të rriturve. Kastrioti është një djalë 32-vjeçar, beçar, me asnjë rast ngacmimi, e as pamoraliteti. Ka qenë dhe është model për shoqërinë, edhe moralisht edhe intelektualisht.
Së pari, Kastrioti kurrë nuk e ka pasur nxënëse paditësen M.D. (22-vejçare), andaj çdo portal që ka shkruar se…“ Profesori ka ngacmuar ish-nxënësene tij…”; ‘’…ky eshte profesori që ngacmoi ish-nxënësen e tij..”, etj, do të paditen për dëmtim imazhi, shpifje, shqetësim psikik ndër familjar etj.
Së dyti, me paditësen, vëllaun (familjarët) e shoqet e paditëses, Kastrioti ka pasur raport shumë shoqëror e familjar. Vëllau i saj, ka ngrënë bukë te ne, Kastrioti ka ngrënë bukë te ta.
Paditësja M.D., shoqërinë me Kastriotin e ka filluar për kapacitetin intelektual që ka Kastrioti, ajo bashkë me vëllanë e saj, vazhdimisht në mënyrë private i kanë kërkuar këshilla profesionale për çështje të filozofisë e sociologjisë. Kastrioti, (të gjithë ata që e njohin, ia dinë kapacitetin intelektual e shpirtbardhësinë njerëzore), asnjëherë s’i ka refuzuar për t’i ndihmuar në aspektin profesional e njerëzor. Raporti i tyre ka kaluar në shoqëri të afërt e shumë fisnike. Meqë kemi pasur të bëjmë me një vajzë të rritur beqare (atëherë) dhe një djalë të rritur beqar, në mënyrë shumë njerëzore e fisnike, Kastrioti pati filluar ta shikojë paditësen si një vajzë, që mund të ishte bashkudhëtare në jetën e tij private e familjare, qëllimet e tij kanë qenë të pastërta e shumë njerëzore. Nuk mund të shkruaj më shumë për këtë pjesë sepse nuk dua t’ia cenoj integritetin intim e personal, shumë fisnik e të pastër vëllaut, sepse nuk e meriton.
Kastrioti ka mundur ta thejë një kod civil, duke i shkruar dikujt që nuk do t’i shkruhet, në mënyrë krejtësisht virtuale, aspak fizike kur raporti i tyre dikur shumë i afërt është ngurosur, dhe, paditësja sic duket paska pasur qëllim t’ia denigrojë figurën shumë të respektuar Kastriotit (për këtë temë, do të sqarohemi sa të përfundojë procedura zyrtare gjyqësore).
Prandaj shoqëri e dashur, mos paragjykoni, Kastrioti nuk është ngacmues e as kriminel as s’e meriton të linçohet, të gjithë ata që e njohin, e dinë. Kastrioti është model si duhet të jetë një njeri i ndershëm, një profesor profesionist i shkëlqyer, një njeri i dashur e shumë altruist.
•Nuk e paragjykojmë punën e institucioneve të drejtësisë, përçka do të presim me durim e maturi, por ky shkrim ka për qëllim informimin e saktë te publikut për figurën e Kastriotit, pas linçimit të tij publik, që u bë nga mediat.