Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut, dënon ashpër tragjedinë që ndodhi sot në Kamenicë, vrasjen e gruas 34 vjeçare nga bashkëshorti i saj.
Ky rast është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe një tragjedi që ka tronditur jo vetëm qytetarët e komunës sonë, por edhe gjithë opinionin kosovar.
Dhuna në familje është e pa tolerueshme, nuk është çështje private si dhe duhet të dënohet nga të gjithë. Krijimi dhe ndërtimi i familjes, dhe mbrojtja e saj është detyrë e shenjtë e të gjitha gjeneratave, detyrë e cila kërkon punë, përkushtim dhe sakrificë.
Ky rast duhet të zgjojë ndërgjegjen e të gjithëve, për të punuar më shumë në mënyrë që të parandalohet çdo formë e dhunës në familje.
Ndaj gjithë atyre që ushtrojnë dhunë në familje, duhet marrë masa në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut, apelon tek qytetarët që secili që ka arsye për të dyshuar se një njeri qoftë fëmijë, i ri apo i moshuar ka pësuar incident të abuzimit, keqtrajtimit, braktisjes, moskujdesit ose ka qenë i nënshtruar ndaj dhunës, kanosjes për përdorim të dhunës, ta raportojë rastin tek institucionet e rendit dhe sigurisë, në mënyrë që mos të vjen deri te tragjeditë sikurse rasti në fjalë.
Shprehim ngushëllimet më të thella familjes së viktimës!
Andaj, ftojmë të gjithë qytetarët që sonte në ora 21:00 t’i bashkohen thirrjes që të fikin dritat për një minut.
Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut – Kamenicë!