(2LONLINE) – Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut në Kamenicë, e dënon incidentin në mes dy grupeve të rinjsh (nxënësve) të cilët janë përfshirë në një rrahje para hyrjes së Shkollës së Mesme Teknike Profesionale “Andrea Durrësaku” në Kamenicë .Me që rast, dy persona (nxënës) kanë marrë lëndime të rënda trupore nga goditjet me mjete të forta .
Incidenti ka ndodhur mes ish nxënësve të përjashtuar të Gjimnazit “Zejnel Hajdini” nga Gjilani, të cilët ishin transferuar në Gjimnazin e Kamenicës dhe nxënësve të shkollës mesme profesionale “Andrea Durrësaku”. Po at ditë nxënësit nga Gjilani e kishin bërë tërheqjen dokumenteve nga shkolla për t’i vijuar mësimet në shkollën e tyre të mëparshme në Gjilan.
Mirëpo, të njëjtën ditë, më 25 mars rreth orës 11:30 fill pas marrjes së dokumenteve nga shkolla, më 11:40 kanë shkaktuar incidentin. Vlen të theksohet se dy prej nxënësve të Gjilanit me vete kanë pasur mjete të ftohta (thika) me të cilat gjatë përleshjes i kanë therur dy nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike Profesionale “Andrea Durrësaku” në Kamenicë, të cilët janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
Shoqëria e jonë duhet të hedh vështrimin më shumë te brezi i ri për të menaxhuar më mirë energjinë e tyre, eventualisht negative, në mënyrë që të shprehin vetveten në aktivitete kreative më pozitive që iu sjellin atyre performancë më të mirë mësimore dhe sjellje pro sociale.
Numri i madh i nxënëse nëpër klasa, mungesa e pedagogëve dhe psikologëve nëpër shkolla, mbikëqyrja jo e mjaftueshme e prindërve, si edhe disa faktorë po ndikojnë në një situatë të tillë çfarë po paraqitet nëpër shkollat e Kosovës, thuhet në fund tëreagimit të Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut në Kamenicë. /2lonline/