Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se pas testimeve të bëra në Komunën e Kamenicës një person ka rezultuar pozitiv.
Rasti është nga fshati Roganë.
Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, u ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë udhëzimet nga organet kompetente, duke bartur maska, dezinfektuar duart dhe duke mbajtur distancë.
“Edhe një rast pozitiv i identifikuar me pandeminë COVID-19 në komunën tonë, konkretisht në fshatin Roganë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin SARS-CoV-2 në komunën tonë ka arritur në 47, prej tyre 41 të shëruar plotësisht. Pra, aktualisht kemi edhe gjashtë (6) raste aktive.Shpejtësia e shpërndarjes së kësaj pandemie globale është tejet e madhe, por parandalimin e saj e kemi ne në duar. Me tre hapa të thjeshtë ju ruani veten, familjen e njerëzit tuaj përreth. Vendosini maskat në hapësira publike; Dezinfektoni e pastroni shpesh duart; Mbani distancë”, ka thënë Kastrati.
Sipas tij këta janë tre hapa të thjeshtë, por tejet të rëndësishëm.
Deri më tani në Komunën e Kamenicës të infektuar ishin 47 persona, ku nga ta 41 janë shëruar plotësisht ndërsa gjashtë raste janë aktive.
Mbani distancë dhe përdorni maska.
Kujdesu për vetën dhe të tjerët! /2LONLINE.com/