Është mbajtur mbledhja e gjashtë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ku është shqyrtuar edhe draft plani i punës për vitin 2020 e këtij këshilli.
Prezantimi i këtij draft plabi e bëri zyrtarja për barazi gjinore njiherit anëtare e KKSB-së Ibadete Hyseni, e cila theksoi se janë paraparë 26 objektiva ku parashihen aktivtetet e ndryshme që duhet realizohen për gjatë vitit 2020 nga KKSB.
Ndonëse u dhanë edhe disa propozime për inkorporimin në këtë plan, ai megjithatë u miratua nga gjithë anëtarët e KKSB-së.
Ndërkohë, zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, kryesues i këtij këshilli, ka paraqitur raportin e punës së KKSB-së për periudhën janar-dhjetor 2019.
Si pikë tjetër dhe më diskutablie ishte edhe ajo e gjendjes së sigurisë në komunën e Vitisë, për gjatë vitit që po e lëmë pas, ku një raport me të detajuar të gjendjes së sigurisë e ka dhënë komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili.
Duke iu referuar statistikave të rasteve të raportuara në stacionin e policisë në Viti, përgjatë periudhës janar-dhjetor 2019, kapiteni Halili tha se sfidë ka qenë trafiku e që fatkeqësisht kemi pasur këtë vit raste me fatalitet, më shumë se vitin e kaluar.
Sa i përket rasteve të aksidenteve, sivjet kemi pasur më pak se sa vitin e kaluar, por me fatalitet kemi pasur më shumë. Gjithashtu edhe rastet e vjedhjeve kanë pësuar rënie drastike, ndërsa rastet e zbulueshmërisë, janë rrit për 6 %. Shqetësuese mbetet dukuria e dhunës në familje, që sivjet, kemi rritje të këtyre rasteve.
Tek vjedhjet, kapiteni Halili tha se 116 raste të vjedhjeve janë raportuar sivjet, ndërkohë vitin e kaluar kishim 128 sosh.
Edhe sa i përket gjobave në trafik, Halili tha se sivjet janë shqiptuar më shum se vitin e kaluar.