DYLON

Gjendja e sigurisë publike në Gjilan vlerësohet shumë e mirë

Gjendja e sigurisë publike në Gjilan vlerësohet shumë e mirë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe nënkryetari Arbër Ismajli, kanë pritur sot në takim pune komandantin e Policisë së Regjionit, Elmina Mahmuti dhe komandantin e Stacionit Policor, Alban Ramushi, të cilët shoqëroheshin nga shefi i Operativës, Nijazi Kolgeci dhe zëvendëskomandanti i Stacionit Policor, Naser Rrahmani.

Në takim u vlerësua se siguria publike është shumë e mirë në këtë komunë, përjashtuar rastet e vjedhjeve.

Gjatë këtij takimi, u diskutua edhe për projektet e përbashkëta, siç janë vendosja e kamerave të sigurisë, që tashmë është realizuar, sikurse edhe që i është ofruar mbështetja logjistike këtyre dy institucioneve të sigurisë në Gjilan.

EkoHigjiena

Temë e takimit ka qenë edhe diskutimi lidhur me lirimin e objektit të Policisë së Regjionit për Komunën e Gjilanit, të cilët pritet të dalin në objektin e tyre.

Komandanti i Policisë së Regjionit në Gjilan, Elmina Mahmuti dhe komandanti i Stacionit Policor, Alban Ramushi, kanë falënderuar kryetarin Haziri për bashkëpunimin e vazhdueshëm që e ka treguar në të mirë të sigurisë së qytetarëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.