Referuar të dhënave që i ka ofruar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, për rastet pozitive me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit, mësohet se në nivel vendi janë 568 raste të reja pozitive.
Ndërsa, kur jemi te komunat e Rajonit të Gjilanit, rastet e reja pozitive me COVID-19 janë: Komuna e Gjilanit 28 raste, ajo e Kamenicë 22 raste, e Vitisë 12 raste dhe me nga një rast janë Kllokoti dhe Novobërda, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Kur jemi te lokalitetet konkrete, në komunën e Gjilanit, 25 raste janë nga qyteti i Gjilanit dhe nga një rast është regjistruar në fshatrat: Bresalc, Malishevë dhe Pogragjë.
Në komunën e Kamenicës, 18 raste janë në qytetin e Kamenicë, 3 raste në fshatin Topanicë dhe 1 në fshatin Krilevë.
Në komunën e Vitisë, 1 rast është në qytetin e Vitisë, derisa 3 raste janë në fshatin Lubishtë, nga 2 raste janë në fshatrat: Kabash e Pozheran si dhe nga 1 rast janë regjistruar në fshatrat: Remnik, Gjylekar, Sllatinë e Poshtme dhe Vërban.
Ndërsa në Kllokot dhe Novobërdë, rastet janë nga këto lokalitete. /2LONLINE.com/