“Bashkë me banorët e Malishevës dhe familjet e dëshmorëve, sot përkujtuam 24 vjetorin e vrasjes së Adem Salihut dhe Naser Nezirit, të cilët u vranë nga paramilitarët serbë më datën 16 prill të vitit 1999.
Të nesërmen më 17 prill është vrarë edhe Muhamet Ibrahimi, ndërsa më 18 prill u vranë edhe dy pleqë të fshatit axha Hasan Mustafa 77 vjeqar dhe Avdi Mustafa në moshën 69 vjeqare.
Në të njëjtin ditë, paramilitarët serbë gjithashtu dëbuan të gjithë banorët e fshatit duke përdorur dhunë, plaqkitje, djegje dhe vrasje të të rinjëve, pleqve dhe njerëzve të tjerë të pafajshëm”, ka bërë me dije, Riad Rashiti, kryetar i partisë demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan.
Postimi i plotë:
Bashkë me banorët e Malishevës dhe familjet e dëshmorëve, sot përkujtuam 24 vjetorin e vrasjes së Adem Salihut dhe Naser Nezirit, të cilët u vranë nga paramilitarët serbë më datën 16 prill të vitit 1999.
Të nesërmen më 17 prill është vrarë edhe Muhamet Ibrahimi, ndërsa më 18 prill u vranë edhe dy pleqë të fshatit axha Hasan Mustafa 77 vjeqar dhe Avdi Mustafa në moshën 69 vjeqare.
Në të njëjtin ditë, paramilitarët serbë gjithashtu dëbuan të gjithë banorët e fshatit duke përdorur dhunë, plaqkitje, djegje dhe vrasje të të rinjëve, pleqve dhe njerëzve të tjerë të pafajshëm.
Është e rëndësishme që ti kujtojmë gjithmonë dhe të respektojmë të gjithë martirët, dëshmorët dhe heronjët tanë, që dhanë gjakun e tyre për lirinë dhe shtetin e Kosovës.
Ky gjak përbën krenarinë tonë, krenarin e familjeve Salihu, Ibrahimi dhe Mustafa, ata janë themeli i Kosovës së lirë e të pavarur. Secili nga ne tani e kemi obligim për ndërtimin dhe forcimin e institucioneve të shtetit tonë.
Do t’i kujtojmë gjithmonë ata që ranë heroikisht për atdheun tonë.
Lavdi !