/2L ONLINE/ – Riad Rashiti, anëtar i kryesisë së PDK-së dhe i Kuvendit Komunal të Gjilanit ka thënë se përgjegjës kryesor për kaosin urbanistik në Gjilan është kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri. Ai tha se PDK ngrenë shqetësimin e saj si opozitë me menyën se si po qeveriset Gjilani, ku kemi vendime të kundërligjshme, vendime diskriminuese, vendime favorizuese ndaj palëve që kanë të bëjnë me vendimmarrje. Riadi tha se shembulli më i ri, është rasti i suspendimit të tre inspektorëve, nga ana e kryetarit të komunës, për shkak të ngritjes së aktakuzës ndaj tyre, ndërsa mbrohet drejtori, i cili vazhdon punën edhe pse ndaj tij është ngritur aktakuzë të njëjtë
“Një vendim i tillë është marrë me vonesë, është diskriminues sepse nuk është marrë edhe ndaj drejtorit të urbanizmit, prandaj vlerësojmë se janë vendime të jashtëligjshme dhe diskriminuese, pasi zyrtarë të njëjtë janë për aktakuzë të njëjtë. Disa të suspendohen, ndërsa përgjegjësi kryesor vazhdon sa ushtrojë pozitën në drejtori kjo është e padrejtë”, ka thënë Rashiti.
Ai tha se ky është injorim i drejtësisë dhe se janë interesat e mëdha të tyre ato që po e detyrojnë kreun e komunës për të marrë vendime të papërgjegjshme.
“Ne si PDK e kemi ngritur shqetësimin për kaosin urbanistik, për ndërtimet e egra. Këto vërejtje tona nuk janë marr parasysh nga pushteti, por pas insistemve tona të vazhdueshme, ka vepruar prokuroria dhe ka rezultua me ngritjen e aktakuzave. Por, për ne, si PDK edhe kjo nuk është e mjaftueshme, prokuroria nuk e ka krye punën deri në fund, por shpresojmë se do të vrazhdojë për ta gjetur përgjegjësinë kryesor për shkak të krimit urbanistik që po ndodh në komunë”, ka thënë Rashiti, i cili për të gjitha këto ka bërë përgjegjës njeriun e parë të komunës, kryetarin Lutfi Haziri. /2L ONLINE/