/2L ONLINE/ – Anëtari i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e PDK-së, Riad Rashiti e ka quajtur raportin vjetor të kryetari të komunës, i paraqitur në seancën e sotme, si një raport pa përmbajtje dhe si një raport që do vetëm me i mbulua dështimet.
Rashiti ka thënë se nuk qëndrojnë investimet e paraqitura në atë raport, sepse këtij pushteti i kanë munguar idetë, projektet…, dhe deri më tani të gjitha shiritat që janë prerë nga kjo qeveri, janë të projekteve që ja nisur nga PDK-ja në kohën e saj të qeverisjes.
Rashiti, ka thënë se në raport nuk janë paraqitur problemet, sfidat pengesat… Kjo qeverisje është përballur me probleme serioze, prej të cilave ka pësuar më së shumti qytetari.
Rashiti ka thënë se kjo qeverisje e tanishme e ka kthyer kaosin e vitit 2006-2007. Gjilanin e ka kthyer në këtë kaos ky koalicion qeverisë duke shkaktuar degradim institucional, me keqpërdorime të buxhetit, të donatorëve, me politizim të skajshëm të administratës, me akuza për zyrtarë të lartë e të cilët vazhdojnë punën, përkundër që kryetari i komunës flet për qeverisje me duar të pastra, me ndërtime pa leje që po e shkatërrojnë Gjilanin, me anulime tenderësh, për shkak të shkeljeve ligjore dhe dallavereve, e me plotë keqpërdorime tjera, ka thënë Rashiti i PDK-
Sipas tij, kjo qeverisje ka dështuar totalisht sepse nuk di, nuk do, nuk munden… dhe se realiteti nuk mund të injorohet. Kjo qeverisje e mashtron opinionin gjoja me të arritura, por këto janë vetëm fjalë fushatash.
Rashiti ka thënë se Kryetari i Komunës në një rast ka krahasuar Gjilanin me Barcelonën, por ai shtoi se ky krahasim vlen vetëm sa përket harxhimeve enorme të tij dhe zyrtarëve tjerë jashtë vendit, pa i sjell të mira asgjë komunës.
Vizitat turistike të Hazirit i kanë shkaktuar harxhime enorme buxhetit komunal, ka thënë Rashiti duke ia përmendur biletat, mëditjet akomodimet romingu… /2L ONLINE/