Pas lajmit se Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm tre zyrtarë komunal ndër ta edhe ish drejtoreshën e Urbanizmit, Bahrije Mahmuti – Beqiri, është deklaruar Riad Rashiti, që vije nga e njëjta parti, sipas të cilit, pastërtia e punës së ish-drejtoreshës së PDK-së, znj. Bahrije Mahmuti-Beqiri, ka qenë përherë e njohur për publikun dhe qytetarin e Gjilanit.
Për më tepër, duke i cilësuar aktakuzat ndaj saj si politike, ai ka fajësuar kreun e komunës së Gjilanit, që Mahmuti – Beqiri, është dashtë të ballafaqohet me aktakuza, edhe pse siç thotë Rashiti, aktakuzat e porostirua politike ishin ngritur ndaj një gruaje dhe zyrtare të pastër si loti.
Ja postimi i plotë i Rashitit:
Pastërtia e punës së ish-drejtoreshës së PDK-së, znj. Bahrije Mahmutit-Beqiri, ka qenë përherë e njohur për publikun dhe qytetarin e Gjilanit.
Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm ish drejtoreshën e Urbanizmit, Bahrije Mahmuti Beqiri, pas pretendimeve të prokurorisë lidhur me kinse disa shkelje.
Pas një procesi të gjatë gjyqësor, tashmë edhe njëra nga instancat më të larta gjyqësore ka dhënë fjalën e fundit për pafajësinë e saj.
Lufta e shtrigave të Lutfi Hazirit, me ngritjen e aktakuzave te porositura politike, po u vije fundi. Jo njëherë, por dy herë i është ngritur aktakuzë një gruaje dhe zyrtare të pastër si loti.
E sugjeroj dhe e inkurajoj publikisht znj.Bahrije, që të ngris padi ndaj atyre që ngritën aktakuzë pa asnjë bazë ndaj teje, përveç që je munduar për ta penguar kasaphanen e kryetarit të Gjilanit, që ia ka bërë qytetit tonë nga ndërtimet e egra dhe uzurpimet.
Kërko dëmshpërblim, për shqetësimin tuaj dhe familjes tuaj, për dëmin profesional, e për gjithçka tjetër.
Jo vetëm ju, por jam i sigurt që edhe aktakuzat tjera ndaj zyrtarëve tjerë komunal, janë puro shpifje e Lutfi Hazirit dhe bandës së tij, të cilët sot e kanë sjellë Gjilanin buzë greminës.
Respekt për ty znj. Bahrije