(2L ONLINE) – Komuna e Gjilanit pas presionit publik për rritje enorme prej 700% të shpenzimeve për dezinsektimin e qytetit dhe pas dërgimit në prokurori të këtij rasti, edhe zyrtarisht e ka anuluar tenderin me nr.prot. Gi651 140 472 21, e cila është publikuar zyrtarisht sot në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, thotë këshilltari Komunal nga PDK Riad Rashiti
Arsyetimit zyrtar i komunë së Gjilanit për anulimin e këtij tenderi është kështu, e theksuar si te pika; IV.3) Arsyeja e anulimit të procedurës së prokurimit publik: Çmimi enorm i lartë dhe mos disponimi i mjeteve buxhetore për këtë aktivitet me çmim kaq të kushtueshëm.
Këshilltari Komunal nga PDK,në asamblenë komunale të Gjilanit, Riad Rashiti thotë se ky tender ishte dhënë në vlerë prej 160 mijë euro për kontratë kornizë për tri vite, e që në krahasim me vitet e kaluara kishte rritje të jashtëzakonshme, për të cilën është kërkuar të hetohet edhe nga prokuroria.
Rashiti, thotë se e kishte ngritur fillimisht këtë çështje duke e theksuar se kemi të bëjmë me një rritje të pajustifikueshme të këtij projekti, ndërkohë me këtë ishte pajtuar edhe kryetari i komunës Lutfi Haziri, i cili në seancën e Kuvendit Komunal kishte deklaruar se ai ka kërkuar të hetohet ky rast.
Mirëpo, sipas Rashitit këshilltarët e PDK-së nuk kanë pritur kryetarin ta realizojë hetimin e premtuar, por këtë rast si dhe dy raste të tjera të tenderave, i kanë dërguar në prokurorinë themelore për tu hetuar si lëndë për të cilat dyshohet se ka shkelje ligjore duke i konsideruar edhe si vepra penale.
Ndërkohë, siç thotë Rashiti, kishte akuza nga ana e kryetarit të komunës se PDK po shpif për këto akuza, e që në realitet e kishte pranuar edhe vet ai, ky është vetëm njëri nga tre tenderët që është kërkuar të hetohet dhe i cili po del se këtu kemi të bëjmë me keqpërdorime për të cilat duhet të vërtetohen nga institucioni i prokurorisë.
“Kjo më së miri e dëshmon se a kemi shpifur ne, për këto raste, apo po mundohet me çdo kusht ti mbulojë kryetari i komunës dhe qeverisja lokale. Në ditët në vijim presim do të shohim edhe rezultatet e reja për dy rastet e tjera për të cilat sigurisht se do ti trajtojë shumë seriozisht prokuroria themelore e Gjilanit”, thotë Riad Rashiti, këshilltar Komunal nga PDK. / 2L ONLINE/