“PDK nuk do të ndalet asnjëherë dhe nuk mund ta ndalojë askush. Me kryetarin Memli Krasniqi, Partia Demokratike e Kosovë (PDK), duhet dhe do të kthehet në vendin ku i takon, si partia më e fuqishme dhe me vizionin më të qartë politik dhe ekonomik për vendin tonë”, ka thënë i pari i PDK-së së Gjilanit, Riad Rashiti.
“Ne jemi krenar për të kaluarën tonë, për liderët tanë, me Presidentin Hashim Thaçi, një njeri që ka shënuar epokë historike, si dhe Kadri Veselin, një njeri që e ka mbajtur atë epokë si mision, e që ata sot padrejtësisht po përballen me një proces gjyqësor mbi pretendime e akuza të shpifura”, ka thënë Rashiti.
Sipas tij, pa liderët e Kosovës dhe pa UÇK-në nuk do të kishte liri dhe shtet të Kosovës. Ndryshimi i madh politik, social, e ekonomik, çlirimi dhe pavarësia jonë, janë të lidhura me emrin e tyre.
“Nëse ka pasur zhvillim, investim, arsim, e rritje të mirëqenies në Kosovë, kjo ka qenë periudha jonë në qeverisje nga 2008 deri në 2017. Nuk do të lejojmë që këtë rrëfim ta shtrembërojë dhe ta errësojë askush, e aq më pak VV përmes mashtrimeve të saja që në vazhdimësi ia ka bërë qytetarëve të Kosovës, sepse gjithçka është e qartë si drita, për ata që kanë sy. Të arriturat në këtë vend janë të matshme, të prekshme, reale dhe diçka që i ka përjetuar dhe prekur secili”, ka thënë tutje Rashiti.
Sot, siç thotë Rashiti i PDK-së, për fat të keq, të gjitha këto arritje po rrezikohen me qëllim të keq, nga mentaliteti mohues dhe mosmirënjohjes i qeverisjes aktuale, duke e rrezikuar edhe vetë perspektivën e qytetarit dhe shtetit të Kosovës.
“Por, jemi të bindur se gabimi i qytetarëve të Kosovës, më asnjë herë nuk do të përsëritet. Ne besojmë dhe të angazhohemi maksimalisht si PDK, që në këtë vend të kthehet besimi në institucione dhe shpresa për të jetuar në shtetin e Kosovës”, ka thënë Riad Rashiti, kreu i PDK-së së Gjilanit. /2LONLINE/