“Me Erestina Isufin, asambleisten më të re në Kuvendin Komunal të Gjilanit, diskutuam për disa projekte për Rininë e Gjilanit, që do të realizohen gjatë vitit 2023 e tutje”, ka bërë me dije, Riad Rashiti, kreu i Partisë Demorkatike të Kosovës (PDK), dega në Gjilan.
I pari i PDK-së së Gjilanit ka thënë se në këtë parti ka potencial të jashtëzakonshëm me të rinjtë e Gjilanit, student dhe kuadro profesionale që iu janë bashkuar në procesin e brendshëm zgjedhor.
“Tek Ne, të rinjtë kanë rolin e rëndësishëm në krijimin e politikave të reja. Sepse është e rëndësishme që vetë të rinjtë të përfshihen në proceset e vendimmarrjes. Të krijojnë projekte që janë të përshtatshme për nevojat dhe interesat e tyre”, ka thënë Rashiti i PDK-së, së Gjilanit. /2LONLINE/