/2L ONLINE/ – Lutfi Haziri kryetar i Gjilanit po vazhdon që përmes blerjes së mirënjohjeve nga OJQ dhe kompanitë e ndryshme fitimprurëse të vendeve të ndryshme të Evropës, të arsyetojë vizitat e tij turistike dhe të mbulojë dështimin e plotë të qeverisjes së tij komunale.
“E keqja më e madhe aktuale për Gjilanasit është se kryetari i jonë po i trajton 90 mijë qytetarët e Gjilanit si të paditur dhe budallenj. Ai po mendon dhe beson, se askush nuk po e kupton gjuhën e tij të mashtrimit, që po ia bënë qytetarëve të komunës së tij dhe të Kosovës”, ka thënë anëtari i kryesisë së degës së PDK-së, dhe këshilltar komunal, Riad Rashiti.
Sipas itj, secili qytetarë fare thjesht mundet që përmes internetit të hulumtojë, vërtetojë dhe demaskojë gënjeshtrat e mëdha që po i shërbehen qytetarëve tanë nga kryetari i komunës, kinse Gjilani po vlerësohet dhe po shpërblehet me çmime nga institucione ndërkombëtare.
“Mirënjohjen që e ka pranuar Luta nga Asociacioni Evropian për Zhvillim të Demokracisë Lokale, është vetëm një organizatë joqeveritare (OJQ) e themeluar në vitin 1999. Dhe në këtë OJQ mund të anëtarësohen të gjithë të interesuarit, duke filluar nga institucionet, organizatat e deri te personat fizik, por që është me pagesë të rregullt vjetore për anëtarësim”, thotë Rashiti.
Ai ka shtuar se, Komuna e Gjilanit vetëm për anëtarësim në këtë OJQ, ka paguar 1,200 euro nga buxheti komunal. Prandaj Lutfi Haziri dhe komuna e Gjilanit nuk ka fituar kurrfarë çmimi për ndonjë të arritur apo sukses të veçuar, përveç që ia kanë dhënë atij një copë letër të pavlerë (mirënjohje), sikur që iu është shpërndarë secilit pjesëmarrës në këtë takim.
“Pra kësaj OJQ i janë tharë 1,200 euro nga taksat e qytetarëve të Gjilanit në emër të anëtarësimit, ndërsa për këtë blerje të kësaj mirënjohje në Paris, nga kryetari dhe drejtori i zhvillimit ekonomik, janë krijuar edhe këto shpenzime, si; 1600 euro për fjetje dhe ushqim, 320 për mëditje si dhe afërsisht për bileta të “ballonit” 700 euro. Pra në total kjo mirënjohje ka kapur koston e 3,820 eurove, ndërsa përfitimet e komunës dhe qytetarëve nga kjo copë letër e pavlerë janë zero”, thotë Rashiti i PDK-së.
Sipas tij, po ashtu nuk ka përfitime edhe për vizitat e tjera turistike nëpër shumë vende ku ka marr pjesë kryetari i Gjilanit, i cili për Kanada ka shpenzuar me drejtorët e tij 11 mijë euro, në panairin e Zvicrës 23 mijë euro, në Austri 5,500 euro, në Gjermani 2,600 euro si dhe nëpër vende të tjera, ku vetëm brenda vitit 2015 ai shpenzoi mbi 50 mijë euro nga buxheti komunal, sikurse edhe në vitin 2104 që shpenzoi mbi 50 mijë euro të tjera. Për tri vite Luta po i shpenzon 150 mijë euro për vizitat e tij turistike nëpër vende të ndryshme kontinentale dhe tropikale. Për të gjithë ata që duan të dinë më shumë për këtë OJQ, mund të klikojnë dhe lexojnë gjerë e gjatë, në këtë adrese të internetit. http://www.alda-europe.eu/neëSite/index.php /2L ONLINE/