DYLON

Kryetari Veseli takoi drejtuesen e UNICEF-it në Kosovë, Layla Omar Gad

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim drejtuesen e UNICEF-it në Kosovë, Layla Omar Gad, me të cilën diskutoi për mundësitë e rritjes së angazhimit të grupit për të drejtat e fëmijëve, duke u përqendruar sidomos tek përkujdesja për fëmijët me nevoja të veçanta dhe për fëmijët e segmenteve të margjinalizuara të shoqërisë.

Duke e falënderuar znj. Omar Gad për përkrahjen e vazhdueshme të UNICEF-it për fëmijët e Kosovës, kryetari Veseli e konsideruar këtë një kontribut të çmuar për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në vendin tonë.

EkoHigjiena

Kryetari Veseli konfirmoi vullnetin dhe përkushtimin e tij e të Kuvendit të Kosovës për të qenë pjesë e pandashme e punës në realizimin e projekteve të ndryshme, të cilat kanë për qëllim krijimin e kushteve sa më të mira për shkollimin dhe rritjen e fëmijëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.