“Nën organizimin dhe mbështetjen e USAID-it, në punëtorinë e realizuar bashkë me zyrtarët komunal, OJQ-të dhe disa qytetarë të Gjilanit, diskutuam për kontratën sociale, e cila është e dizajnuar për ta fuqizuar komunitetin të bashkëpunojë në mënyrë më efektive me qeverisjen komunale”, ka bërë me dije, Riad Rashiti, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, në komunën e Gjilanit.
Rashiti ika thënë se kur qytetarët janë të angazhuar, marrim komente, ide dhe opinione që na nevojiten për t’u shërbyer sa më mirë atyre duke i përmirësuar kushtet ku Ne bashkëjetojmë.
“Sot në disktutimet e drejtëpërdrejta në mes zyrtarëve dhe qytetarëve, nga shumë ide dhe propozime, kemi përzgjedhur dy projekte që do të financohen nga USAID-i në vlerë prej 40 mijë euro dhe komuna e Gjilanit do të bashkëfinancojë me 8 mijë euro”, ka thënë Rashiti.
Ai ka thënë se për USAID-in shprehin mirënjohjen e lartë, duke i falënderuar për mbështetjen e madhe dhe të vazhdueshme për institucionet dhe qytetarët tanë.
“Gjithashtu falënderim të veçantë për popullin Amerikan, që në vazhdimësi mbështesin projektet tona”, ka thënë Rashiti. /2LONLINE/