(2L ONLINE) – Islam Rashiti ishte zgjedhur, kohë më parë, në krye të Klubit Drita, edhe atë si ushtrues detyre, e tani e liroi krejtësisht atë post, për t’ua lënë atë për momentin dy nënkryetarëve , Adnan Osmani dhe Selver Xhelili.
Rezultatet negative të KF Drita, sidomos në tri xhiro të fundit, bënë që ky klub të ngelë për momentin pa kryetar. Në një mbledhje urgjente me lojtarët dhe gjithë strukturën e klubit është analizuar rrjedha e kampionatit në përgjithësi dhe në veçanti dështimet në tri xhirot e fundit.
Përndryshe, Rashti ka thënë se KF drita në këtë kampionat qysh në fillim ka hyrë me qëllimin që t’i japin hapësirë lojtarëve lokal, të gjithë kanë qenë të vetëdijshëm për rrezikun që mund të ketë klubi, por, mundësit për sjelljen e lojtareve të dalluar kanë qenë te pamundura për arsye se Drita po ballafaqohet me vështirësi financiare dhe me një ndihmë simbolike nga komuna e Gjilanit gjë që nuk është aspak e mjaftueshme, prandaj ishin orientuar në lojtarët vendor që t’u jepet rasti të përfaqësojnë klubin.
“Mungesa e rezultateve pozitive vështirësitë financiare, premtimet boshe të disa donatorëve potencial me kanë shty që unë të lirojë pozitën nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të klubit edhe me qenë se me statutin e klubit nuk lejohet u.d më shumë se një muaj, që do të thotë unë e kam përfunduar mandatin si U.D dhe nuk kam të drejtën të vazhdojë më”, ka thënë Rashiti.
Sipas tij, karakteristikë e kësaj mbledhje ka qenë kur është kërkuar vazhdimi apo mos vazhdimi i punës me trajnerin Agron Selamanin, mirëpo të gjithë, si kryesia ashtu edhe lojtarë unanimisht ishin të për vazhdimin me trajnerin Selamani.
“Unë jam i kënaqur gjatë kohës sa kam udhëhequr klubin, kam udhëhequr me ndershmëri, raportin financiar e keni në dokumentacionin që udhëhiqet nga sekretari i klubit. Klubi Drita do të udhëhiqet nga Adnan Osmani dhe Selver Xhelili, këta të dy të fundit kanë pranuar të gjitha përgjegjësit dhe kompetencat”, thotë n sqarimin e tij islam Rashiti.
Tutje ai shton se meqenëse nënkryetaret , udhëheqësit e klubit janë në bisedime me një donator potencial, siç thonë ata, Rahiti thotë se është edhe njëra prej arsyeve që e shtyri të marrë këtë vendim, që të mos të jetë pengesë, vetëm dhe vetëm që klubi të ecë përpara.
“Unë tani e kam krijuar hapësirën për pozitën e kryetarit te klubit. E gjithë kjo ndodhi në harmonizim me të gjithë strukturën që klubi të udhëhiqet nga nënkryetarët, të cilët janë ne bisedime , siç thonë ata, dhe janë shumë afër për të sjellë në pozitën e kryetarit të klubit një njeri ideal për klubin. Mbetem me shpresë se “Drita” do gjejë forcë që të rrugëtoj drejt stabilizimit të sajë në Superligë”, ka thënë Islam Rashiti. /2L ONLINE/