(2LONLINE) – Sërish fërkime pozitë e opozitë (PDK) rreth një ankandi të parkingjeve komunale. Fillimisht Riad Rashiti, këshilltar komunal i PDK-së, kishte atakuar pushtetin rreth një ankandi, ku sipas tij ankandi publik i realizuar nga komuna e Gjilanit, për dhënien e pronës publike në shfrytëzim për parkingjet, është bërë jashtëligjshëm nga komisioni i themeluar nga Kuvendi Komunal dhe nga Kryetari i Komunës së Gjilanit, poashtu nga zyra e prokurimit dhe komisioni nuk janë respektuar procedurat sipas ligjit të prokurimit publik për këtë ankand të parkingjeve.
Për më tepër shih shkrimin: Rashiti: Ankandi për parkingjet e komunës së Gjilanit i jashtëligjshëm dhe jotransparent
Në anën tjetër ka ardhur reagimit i komunës përmes Arbër Ismajlit shefit të Kabinetit të kryetarit Lutfi Haziri i cili deklarimet e Rashitit i ka quajtur akuza të pabaza dhe të shpifje të vazhdueshme që bëhen nga ky këshilltar i PDK-së, të cilin madje e ka quajtur njeri të pashpresë për jetë dhe punë dhe që as katundi i tij nuk merret më me të sepse ka rënduar çdo cep të rrugës ku ka ecur,
Për më tepër shih shkrimin: Arbër Ismajli: Akuzat e opozitës janë shpifje të kulluara
Por, tani ka ardhur kundër reagimi i Rashitit si më poshtë:
“Reagimi nga zyra e kryetarit të komunës lidhur me shpalosjen e keqpërdorimeve dhe dallavereve të kryetarit të komunës Lutfi Haziri, të cilat ne për çdo ditë. po i paraqesim para opinionit, shihet se ka shqetësuar tejmase zyrtarët komunal, e sidomos praktikantin e komunës, i cili ende nuk është ambientuar në detyrat e punës së tij, sepse nuk e ka të lehtë të mbulojë keqpërdorimet dhe dallaveret e shumta të cilat kryetari i tij i ka bërë nga dita e parë e qeverisjes komunale, bashkë me disa nga “arg”tët” e tij”, thotë Riad Rashiti , këshilltar komunal i PDK-së, në asamblenë komunale të Gjilanit.
Sipas tij, se çka është e vërtet, e çka është e pavërtetë për ankandin e parkingjeve komunale, fare lehtë mund të argumentohet me fakte. “Ne kemi ngritur shqetësimin tonë si përfaqësues të qytetarëve të zgjedhur me votën e tyre edhe për shumë tender që janë manipuluar nga komuna, ndërsa dje kemi paraqitur keqpërdorimin e radhës lidhur me ankandin për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, për parkingjet”, thotë ai.
Ai thotë se janë dëshmitë për keqpërdorimet;
“Në kërkesën nr.31, të drejtuar zyrës së prokurimit më datën 21 korrik për qasje në dokumente zyrtare, unë sot kam marr këtë përgjigje me shkrim nga menaxheri i zyrës prokurimit Nazmi Halili, i cili në përgjigjen e tij, thotë; “Se pasi të përgaditet kontrata nga zyra ligjore, do të keni qasje në aktivitetin e kërkuar, kjo datë do të jetë 29 korrik 2014, ora 10:00”. Ndërsa, shiko foton e datës 24 korrik, ku kompania përfituese me dallaveret e juaja, ka filluar menaxhimin e parkingjeve në komunën e Gjilanit, ende pa u nënshkruar kontrata me komunën. Ka vendosur reklamat nëpër parkingjet e komunës, ka vendosur punëtorët me uniforma, dhe marrin para nga qytetarët. Krejt këto kanë filluar të ndodhin para tri ditëve e këndej, pra pa kontratë të lidhur me komunën, plaçkiten qytetarët e Gjilanit me lejen e kryetarit tuaj”, thotë tutje Rashiti.
Ai më tej shprehet se nëse nuk është kështu atëherë le të del prapë “praktikanti” i komunës dhe le ta quan, shpifës e gënjeshtar, por e vërteta është e dhimbshme për këta pushtetarë, sepse janë ata që kanë gënjyer qytetarët para fushatës, gjatë saj dhe tani çdo ditë gjatë kësaj qeverisjeje.
“Definitivisht “praktikanti” i zyrës së kryetarit të komunës , ka problem mendore, prapë i përsërit projektin e varrezave, ku mu aty ju keni keqpërdorur 10 mijë euro, e që prokuroria do ta thotë të vërtetën, veç gajret se del shpejt e vërteta bëhet realitet. Kot e keni ju dhe kryetari i juaj të thirreni rrejshëm që jeni fetar, ndërsa po ju në këtë vit të qeverisjes suaj nuk ia keni lejuar Bashkësisë Islame shfrytëzimin e hapësirave të teatrit për dhënien e iftarit besimtarëve islam, këtë e ka thënë publikisht kryetari i Bashkësisë Islame”, thotë ai.
Rashti shprehet se për shkeljet procedural e ligjore, manipulimet e këtij pushteti, keqpërdorimet dhe dallaveret e kryetarit të komunës, asnjëherë, nuk do të ndalen duke ia qitur ato në shesh, por edhe do ti adresojnë aty ku ai do të jep llogari para ligjit.
“Unë krejt në fund, ju lus që të dërgoni ndonjë padi për mua dhe shokët e mi (si thoni ju)në organet e hetuesisë, por jo, ju nuk do ta bëni kurrë këtë, sepse ju jeni gënjeshtar të licencuar nga viti 2002 me hajnitë e mëdha të tenderit nga fondi i tërmetit. Ka shtatë muaj që thoni se do të dërgojmë në gjykatë lëndë nga qeverisja e PDK-së, por pse nuk e keni bërë? Se nuk mund të gjeni asnjë argument të vetëm për qeverisjen e PDK-së, ndërsa ju ende vazhdoni gënjeshtrat e juaja të përditshme. E di që nuk e keni lehtë ti fshihni dallaveret dhe hajnitë e juaja, apo ndoshta nuk ia keni marrë dorën ende. Por jo, njëherë dështuar me hajnitë e planifikuara me tenderin e Deinseiktimit, ku 160mijë euro keni dhënë tender, ndërsa e anuluat pas reagimit tonë. Jemi të bindur se edhe ky tender do të anulohet”, thotë tutje Rashiti pa e kursyer gjuhën..
Rashti thotë se kërkon publikisht nga kryetari të komunës Lutfi Haziri të emëroje një zëdhënës të komunës, sepse ka shtatë muaj që është kryetar, e ky praktikanti i i tij p oe bënë hor. “Emëroje një drejtor për Kulturë,Rini dhe Sport, sepse ka shtatë muaj që nuk e keni bërë, edhe pse me date 27 qershor 2014 keni deklaruar në konferencë për shtyp se në fillim të javës ardhshme do ta emëroni drejtorin. Siç duket javët ju kanë bërë vite z.kryetar. Pa drejtorin e kulturës, as praktikantët e juaj nuk po tregohen të kulturuar, së paku kur gënjejnë para publikut, le të jenë më bindës”, thotë në fund të reagimit të tij Riad Rashiti i PDK-së. /2L ONLINE/