(2L ONLINE) – Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kanë thënë të premten se fjalëve të kryetarit të komunës për shpenzime zero për dreka e darka u ka dal boja. Sipas tyre, referuar raportit financiar gjashtëmujor shihet se për dreka zyrtare, ushqim e pije janë harxhuar nga kjo qeverisje mesatarisht mbi 760 euro në ditë.
Riad Rashiti, këshilltar komunal i PDK-së ka bërë me dije për 2L ONLINE se kryetari i komunës ka bërë zhurmën më të madhe nga fillimi i qeverisjes së tij, lidhur me shpenzimet zero për dreka zyrtare, të cilat ai thoshte se i ka komuna e Gjilanit, mirëpo tani sipas raportit financiar, doli krejt diçka tjetër.
“Vetëm ai ka shpenzuar në 59 fatura në shumën prej 11,120.03 euro, apo mesatarisht mbi 125 euro për një ditë pune. Ndërsa në total komuna e Gjilanit ka shpenzuar për dreka zyrtare 34,266.93 euro dhe për ushqim e pije 60,770.25 euro, ku në total janë bërë pra 95,037.18 euro shpenzime”, ka thënë Rashiti i PDK-së.
Sipas tij, mesatarisht për një ditë punë kjo qeverisje komunale e Gjilanit ka shpenzuar 760.29 euro. /2L ONLINE/