Riad Rashiti, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Gjilan, ka thënë se Komuna e Gjilanit e ka marr teposhtëzen ekonomike, niveli i realizimit të investimeve kapitale ka rënë prej 97% në vitin 2022 në 70% në 2023.
“Qeverisja e Vetëvendosjes në Gjilan mund të mburret se ka kaluar vetëm komunën e Ranillugut e cila ka realizuar 69% të investimeve, sepse asnjë komunë tjetër nuk është ma poshtë se sa komuna jonë që ka ra përtokë”, ka thënë Rashiti.
Ai shtoi se Komunat e Kosovës të cilat po udhëhiqen nga PDK, i prijnë realizimit deri në 99% të investimeve kapitale.
“Gjilani është në gjendje bllokade dhe alarmi, sepse të mos mundësh me i realizua projektet e planifikuara në 2023 dhe të mbesin 28 milion euro suficit, është dëmi më i jashtëzakonshëm që iu është bërë qytetarëve të komunës tonë, që nga paslufta e këndej”, ka thënë kreu i PDK-së së Gjilanit. Riad Rashiti. /2LONLINE/