/2L ONLINE/ – Riad Rashiti nga radhët e PDK-së së Gjilanit thotë se nuk i kanë bërë përshtypje deklarimet e Kryetarit të AAK-së së Gjilanit, njëherësh nënkryetar komune, Rexhep Kadriut, rreth partneriteteve, për t’u deklaruar përjashtuese ndaj PDK-së, duke thënë se AAK-ja është shumë e vogël në Gjilan, sa që, ai me ironi thotë se, AAK-ja e vogël, nuk ka as laps, për me i ra dikujt me të kuqe.
Shih shkrimin: AAK-ja e Gjilanit e nënvizon me të kuqe PDK-në
Rashiti tha se megjithatë kjo nuk ka të bëjë me AAK-në, por me vet Kadriu i cili nuk mund as të përfaqësojë zërin e AAK-në, sepse deri më tani në këtë bashkëqeverisje, ai ka mbrojtur vetëm interesin e tij personal e jo të partisë. “Problemi i tij është shqetësimi që ka për vetën e tij, interesin e tij. Ai ka frikë nga humbja sepse do të humb personalisht, me humbje do të dëmtohen interesat personale të tij, sepse ai nuk e ka dertin e partisë”, thotë Rashiti. /2L ONLINE/