Kryetari i Partisë Ardhmëria e Përbashkët, Nenad Rashiq, ka thënë se minoritetet nuk janë kundër transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, dhe nuk do ta kushtëzojnë këtë çështje me kërkesën për vendet e rezervuara.
Në një intervistë për Epoka e Re ai ka thënë se vendet e rezervuara duhet të rregullohen gjatë këtij mandati pasi është skeptik se përbërja e re e legjislativit mund ta fusë në agjendë këtë çështje.