Dietmar Hamann ish – futbollist i Bayern Munich e ka vënë në dyshim që Leroy Sane është një transferim i duhur për skuadrën gjermane. Ai ka rekomanduar Milot Rashicën si opsion për t’u transferuar nga gjiganti gjerman.
“Nëse do të donit të merrnit një lojtar, mund të shkonit në Bremen. Milot Rashica sigurisht që do të ishte një opsion i mirë”, ka deklaruar Hamann.
Kurse, presidenti i Bayernit kishte shprehur dëshirën e tij për transferimin e Leroy Sane, ku e kishte cilësuar si një futbollist të shkëlqyeshëm.
Po ashtu klubi gjerman po planifikon që nga prilli të veproj për të arritur transferimin e Sane, mirëpo siç duket Rashica ka marrë vëmendjen e ish futbollistëve, sa që po vlerësohet si një futbollist ideal për gjigantin gjerman.