Ekziston rreziku që mesfushori kosovar, Milot Rashica të mos luaj edhe për Kosovën në dy ndeshjet e ardhshme kundër Çekisë dhe Anglisë.
23 vjeçari u lëndua kundër Fortuna Dusseldorf në fundjavën e kaluar, pasi zgjati muskulin.
Skuadra gjermane Werder Bremen ka konfirmuar mungesën disa javore të Milot Rashicës.
Si pasojë Rashica nuk do të luaj kundër Hoffenheimit dhe Augsburgut në Bundesligë.