Milot Rashica ishte futbollisti më i mirë i Werder Bremenit në sezonin e kaluar. Skuadra gjermane dëshiron të mbaj me çdo kusht sulmuesin kosovar dhe të zgjasë kontratën e tij që i skadon në vitin 2020.
Nëse Werder tenton të vazhdojë me Rashicën atëherë duhet një rritje page.
Agjenti i lojtarit, Altin Lala në një intervistë për ‘Bild’ ka thënë se nuk e ka për nxitim marrëveshjen e re.
“Milot ka edhe tre vjet kontratë. Nuk duhet të përpiqemi për një zgjatje tani”, ka thënë Lala.
Vlera aktuale e Rashicës është 20 milionë euro derisa Benfica ishte gati të paguante 18 milionë euro për të.