DYLON

Kosova dhe Shqipëria shënojnë ngritje në ranglistën botërore të FIFA-s

Kosova dhe Shqipëria shënojnë ngritje në ranglistën botërore të FIFA-s
Avatar photo Elife Sherifi

FIFA ka publikuar renditjen e re në ranglistën botërore të kombëtareve, ku vërehet një ngritje e lehtë nga Përfaqësuesja e Kosovës. Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar ngritje në ranglistën e re të FIFA-s, pasi është ngjitur për një pozitë nga muaji i kaluar.

Kosova tani gjendet në vendin e 130 me 1149 pikë, ndërsa ngjitje për dy pozita ka pasur edhe Shqipëria. Kombëtarja e Shqipërisë ishte në pozitën e 66-të, ndërsa tani renditet e 64-ta me 1362 pikë.

EkoHigjiena

Në ranglistën e re botërore të FIFA-s është parë një ndryshim i vogël në top 10 kombëtaret më të mira në botë.

Primati vazhdon të mbahet nga kombëtarja e Belgjikës, e cila tani pasohet nga Brazili e pastaj nga Franca, Anglia dhe Uruguai.

Në pozitën e gjashtë gjendet Portugalia, ndërsa pas tyre vjen Kroacia, Kolumbia, Spanja dhe Argjentina.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.