Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thenë se më 24 shtator 2019, rreth orës 13:30, policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se në Spitali regjional reparti i Gjinekologjisë këtu në Gjilan ka ndodhë një incident.
“Njësitet patrulluese me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës deri sa ishte në spitalin rajonal këtu në Gjilan reparti i Gjinekologji duke e prite lindjen e fëmijës pasi që bashkëshortja e tije ishe ne sallën e lindjes, ishte njoftuar nga mjeku përgjegjës se fëmija i kishte vdekur”, thotë Hashani.
Sipas tij, në atë moment i dyshuari me te marrë informatën nga mjeku e godet mjekun ku i shkakton lëndime të lehta trupore , po ashtu i dyshuari në shenjë revolte godet një xham te zyrës se repartit dhe e thenë te terin ku i shkakton vetes lëndime.
“Gjatë marrjes së deklaratave nga stafi mjekësorë jemi njoftuar se fëmija është lindur i gjalle dhe është ne gjendje te mire shëndetësore dhe nëna është po ashtu mirë . Lidhur me rasti janë intervistuar mjeku, i dyshimti dhe dëshmitar tjerë që kanë qenë prezent. Rasti “Sulm ndaj personit zyrtar” procedohet në Prëokurorinë Themelore në Gjilan”, thotë Hashani.